Avokati i kryetarit OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, thotë se kanë pushuar arsyet për ta mbajtur atë në paraburgim

Jonathan Rees, avokat i Hysni Gucatit, thotë se kanë pushuar arsyet për ta mbajtur atë në paraburgim

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, mund të lirohet nga paraburgimi. Kështu të paktën po kërkon avokati i tij, Jonathan Rees, i cili po konsideron se tanimë të gjitha arsyet për mbajtjen në ndalim të Gucatit kanë pushuar. Vetëm katër faqe parashtresë, prej të cilave dy me argumente janë dërguar në Gjykatë nga avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Rees. Kjo për shkak se avokati tanimë as nuk e sheh të nevojshme të  argumentohet më gjerë për lirimin e Gucatit nga Haga, pasi që ai pretendon se të gjitha arsyet për ta mbajtur atë në paraburgim kanë pushuar. Ai në parashtresat e tij ka thënë se se sa më gjatë një person të mbahet në paraburgim, aq më e madhe është barra mbi Dhomat e Specializuara për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …