Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Në kohën kur UÇK-ja është nën akuzë, Vjosa Osmani e anashkalon me qëllim të caktuar

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Vjosa Osmani nuk është në nivelin e detyrës unifikuese të presidentit. Ajo qëllimshëm nuk e ka përmendur UÇK-në në postimin e saj për 22-vjetorin e Betejës së Koshares. Mezi ishte arritur një pajtim tejpartiak që kur flasim për luftën flasim në radhë të parë për UÇK-në. Ajo nuk lë rast pa e shmangur, pa e munguar UÇK-në. Kur UÇK-ja është në akuzë, ajo ka zgjedhur shmangjen, harresën e qëllimshme. Roli i saj revizionist karshi ngjarjes UÇK i shkon fort për shtati liliputëve si Kurti që i flasin tërë jetën historisë, vetëm për t’u bërë vëzhgues i saj në momentin kyq, kur ndalet koha dhe hapet fusha. Asnjë nga komandantët  e UÇK-së nuk udhëheq me vendin sot. Disa janë në Hagë, me gjasë edhe shumë të tjerë do të shkojnë. Tash që ata s’janë pengesë, është historia e UÇK-së pengesë. Vjosa Osmani e dëmton idenë e lirisë kur historinë e luftës e redukton në ideologji viktimizuese, sado dhimbje që kemi për viktimat secili prej nesh. Nëse kësaj shoqërie i takon shteti, është kështu sepse ky popull e deshi lirinë. E deshi lirinë më shumë se jetën. UÇK është dëshmi për këtë ka thënë mes tjerash Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …