Kryetari Suma uron besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, uron të gjithë besimtarët e besimit Islam.

“Të nderuar besimtarë të besimit Islam, Ramazani është muaji i paqes e bamirësisë, sakrificës e devotshmërisë, andaj uroj që ky muaj i bekuar të shërbejë si shembull i kultivimit të vlerave njerëzore, solidaritetit dhe mirëkuptimit.

Në emrin tim personal dhe të komunës së Hanit të Elezit, ju shpreh urimet më të sinqerta për fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit, duke ju dëshiruar mirësi në familjet e juaja, shëndet dhe agjërim të lehtë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …