Arben Vitia

Qeveria e Kosovës do të marr 60 milionë euro kredi për blerjen e vaksinave anti-Covid

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes kornizë së kredisë ndërmjet Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagim Emergjent ndaj COVID-19”, përmes të cilës do sigurohen edhe 25 milionë euro për blerje të vaksinave dhe pajisjeve të tjera për menaxhimin e masës anit-Covid, krahas 35 milionë të tjerave që tashmë janë të ratifikuara në Kuvendin e Kosovës. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se nga këto 60 milionë euro tashmë 35 milionë janë të negociuara dhe shtesë janë edhe 25 milionë të tjera. Ai tutje tha se kushtet e financimit nga kjo bankë janë më të favorshmet dhe norma e interesit mbetet e subvencionuar nga Banka Zhvillimore e KE-së. Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe koncept-dokumentin për pasurinë e pajustifikueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …