Brickos

Aliu: Të pakompromis në luftën kundër korrupsionit

Në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe sigurisë, në Ferizaj u krye aksioni me përmasën më të gjerë ndonjëherë, me ç’rast u arrestuan 8 zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe 4 qytetarë për dyshimet korruptive, përkatësisht keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka thënë me këtë rast se, janë pafund shkresa e takime me drejtuesit e sigurisë dhe drejtësisë, kontrolle e pika statike kontrolli, për të mbrojtur pasurinë publike, malet tona, për të cilat kemi kërkuar ndjekjen e kryesve potencial. Jam i vendosur në betejën kundër të keqes, dhe kërkoj nga Prokuroria që edhe për raste tjera të dërguar nga ana jonë, të veproj forca e ligjit. Ferizaj dhe ferizajasit e dinë, unë kam pasur një mision në gjithë jetën time publike, ta luftoj të keqen, ta zhvilloj qytetin dhe ta mbroj interesin e ferizajasve, ka thënë Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …