Ka vazhduar aksioni për pastrimin e ambientit në fshatin Binqë të Vitisë

Aksioni i pastrimit që ka filluar më 1 prill, suksesshëm po zhvillohet edhe nëpër lokalitetet e komunës së Vitisë, me ç’rast, një aksion është realizuar edhe në fshatin Binqë, ku përpos udhëheqësve komunal të shoqëruar nga prifti i kishës katolike të Binqës, pjesë e këtij aksioni ishin edhe pjesëtarët e policisë, ushtarët e KFOR-it, Njësisë së Zjarrëfikjes, si dhe punëtor të kompanisë Eco Higjiena. Ndryshe, aksioni i pastrimit do të vazhdoj edhe për një javë të tërë nëpër fshatrat e komunës së Vitisë, sipas agjendës së Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit. Aksioni do të përfundoj më 22 Prill, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …