Në Baballoq kanë filluar riparimet e ndërtimit të rrjetit elektrik

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se në bashkëpunim me KEDS-in, në Baballoq kanë filluar riparimet e ndërtimit të rrjetit elektrik, të cilëve kryetari Ramosaj ju ka shpreh mirënjohje për këto investime në komunën e Deën e Deçanit. Kryetari Ramosaj ka thënë se, ky Projekt ka qenë shumë i nevojshëm për banorët e fshatit Baballoqdhe i ka uruar banorët e këtij lokaliteti për këtë investim dhe iu ka premtuar se investimet nuk do të ndalën edhe në të ardhmen për tua bërë jetën sa më të lehtë qytetarëve dhe jo vetëm të këtij lokaliteti por në tërë komunën e Deçanit.

Edhe banorët e Baballoqit e kanë falënderuar Kryetarin Ramosaj dhe KEDS-in për këtë investim shumë të nevojshëm për banorët që do të ndikojë në përmirësimin e jetës se tyre!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …