Caktohet Këshilli Organizues i aktiviteteve përkujtimore të “Javës së Dëshmorëve’’në Komunën e Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahoveci, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin me të cilin ka caktuar Këshillin Organizues për organizimin e aktiviteteve përkujtimore “Java e Dëshmorëve’’. Bazuar në pikën 1 të vendimit, këshilli do të ketë këtë përbërje: Muharrem Morina, kryesues; Afrim Dina, anëtar; Qëndresa Duraku, anëtare; Qemajl Krasniqi, anëtar; Shedat Ukaj, anëtar; Feriz Thaqi, anëtar dhe Naser Dula, anëtar. Pika 2 e vendimit thotë se këshilli organizues, ka për detyrë që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve përkujtimore “Java e Dëshmorëve’’.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …