Gresë Jakup Krasniqi: 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia

Gresë Jakup Krasniqi: 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia

Gresë Krasniqi,  bija e zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi nëpërmjet dy postimeve ka reaguar lidhur me publikimin e shpenzimeve për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë. Gjithashtu ajo e ka shprehur mllefin për drejtësinë e mohuar ndaj krerëve të luftës së UÇK-së e sidomos ndaj prindit të saj për plotë 6 muaj nga arrestimi i tij. “I ndahen 11 milionë euro KOSTT-it për pagesën e rrymës në veri e në anën tjetër publikohen shpenzimet për mbrojtjen e të akuzuarave ne Hagë.  Veç mos të harrojmë, ata akuzohen për “krime” e UÇK konsiderohet si ndërmarrje kriminale. “Krim” i vetëm ka qenë çlirimi i tokës shqiptare nga okupatori serb, si dhe liria e pavarësia e Kosovës. Liria nuk ka çmim, atë e kemi falë luftës se lavdishme te UÇK-se. Liria ka emër, liria nuk ka çmim! “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar” Sot bëhen 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e të dhimbshëm, të ftoftë dhe urryes. 6 muaj e më duken si 600 vjet. Po, 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia. 6 muaj, ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë. 6 muaj liri e mohuar pa të drejtë! Liria ka emër – UÇK. Liria ka emrin tënd, Jakup Krasniqi”, shkruar, Gresa Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …