Në Rahovec shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore

18 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore, është shënuar në Rahovec me mbajtjen e një tryeze me temën “Trashëgimia kulturo-historike e komunës së Rahovecit”,  ku ishin të pranishëm edhe prof.dr. Sabahudin Cena, njohës dhe hulumtues i trashëgimisë kulturore të Anadrinisë, Dervish Çadraku,  kryetar i Shoqatës për ruajtjen e vlerave kombëtare “Arbëria” në Rahovec, shumë dashamirë të trashëgimisë kulturore si dhe nxënësit aktivistët të Qendrës Rinore në Rahovec.

Kadri Durguti, përgjegjës për mbrojtjen e monumenteve kulturo-historike pranë Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, pasi përshëndeti të pranishmit, thotë se Rahoveci me rrethinën mund të mburret me trashëgiminë kulturore e cila daton para 6 mijë vjetëve, me gjetjen e artit në gur në bjeshkën e fshatit majave të Zatriqit, vendbanimeve të lashta nga koha iliro- romake si dhe ato të epokës së bronzit.

Ai përmes fotografive nga videoprojektori, i njoftoi të pranishmit me trashëgiminë kulturore të komunës së Rahovecit, duke filluar nga Sahat kulla, përndryshe emblema e qytetit të Rahovecit bashkë me hardhinë e rrushit, e ngritur më 1791 nga Mahmut Pasha- Rrotlla, për të vazhduar me kulla, shtëpi të vjetra arkitektonike etj.

Drejtori i Drejtorisë për KRS, Gardalin Shtavica, theksoi rëndësinë e trashëgimisë kulturore e cila është barometër për lashtësinë e çdo treve, dhe apeloi publikisht tek banorët e komunës së Rahovecit të cilit posedojnë gjësende të vjetra arkeologjike ose etnografike, që ato t’i dorëzojnë dhe të kontribuojnë begatisë së muzeut të qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …