Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar lidhur me kalendarin e pushimeve zyrtare

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar që Ligji për Festat Zyrtare duhet të ndryshojë sa më shpejt që është i mundur. Sipas këtij Ligji, në Kosovë janë 11 festa zyrtare.

Festat zyrtare në Kosovë, të përcaktuara me Ligj janë:  Viti i Ri, Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Dita Ndërkombëtare e Punës, Bajrami i Madh, Bajrami i Vogël, Krishtlindjet Katolike, Krishtlindjet Ortodokse, Pashkët Katolike, si dhe Pashkët Ortodokse. Madje, Kosova feston edhe 9 Majin – Ditën e Evropës që është ditë pune për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian. Përveç këtyre festave, në Kosovë sipas Ligjit janë të përcaktuara edhe tetë ditë tjera memoriale. Data 28 Nëntor shënohet si Dita e Flamurit të shqiptarëve dhe 12 Qershori – Dita e Paqes, e që për të dy ditët pushohet. Kurse gjashtë festat tjera memoriale i përkasin ditës së komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …