Oliver Varhelyi

Oliver Varhelyi: Kosova do të pranojë nga Bashkimi Evropian rreth 100 mijë vaksina Pfizer/Biontech

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi po qëndron sot në Kosovë, ku ka parë për së afërmi procesin e vaksinimit në sallën “1 tetori” në Prishtinë. Ai theksoi se ka qenë një detyrë e rëndë për t’i marrë vaksinat, por ato tashmë kanë arritur. Ai shtoi se BE-ja është duke sjellë në tërë Ballkanin Perëndimor rreth 600.010 mijë vaksina. “Ka qenë një detryrë e rëndë për ti marrë vaksinat por ja ku janë. Jemi duke sjellë rreth 600.010 mijë vaksina për Ballkanin Perëndimor, ku Kosova do të pranojë gati 100 mijë vaksina nga Pfizer/Biontech. Mendoj se ky është kontributi më i rëndësishëm që bëjmë për Kosovën, pasi pandemia do të përfundoj vetëm pasi që të vaksinohen të gjithë”, tha Varhelyi. Komisioneri i BE-së më tej theksoi se kanë qëndruar afër Kosovës gjatë gjithë pandemisë. “Kemi filluar që në mars të vitit të kaluar duke ofruar pajisje mjekësore, dhe për të shpëtuar ekonominë. I kemi ofruar ndihmë financiare që të luftoni pandeminë dhe tani kemi filluar me vaksina .Jam i lumtur që sot shoh të gjithë këta persona duke u vaksinuar. Kjo tregon që ne kujdesimi për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën”, u shpreh Varhelyi.

Kontrolloni gjithashtu

Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimo Kiljunen ka thënë …