leoni

U mbajt takimi i parë i këshillit organizues për nder të 22 vjetorit të Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka themeluar këshillin organizues për shënimin e përvjetorit të 22-të, të Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit, me vendim, me Nr. Protokollit 02/504/2021 me datë: 20.05.2021. Këshilli përbëhet nga anëtarë të ekzekutivit dhe legjislativit komunal, zyrtarë komunal të sektorëve të kulturës, rinisë dhe sportit, OJQ , OVL e UÇK-dega Rahovec, ndërsa do të kryesohet nga kryesuesi i këshillit organizues, Fatmir Iska, njëherit nënkryetar i komunës. Në këtë takim, këshilli organizues shqyrtoi çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me organizimin sa më të mirë të kësaj ngjarje historike, ku u diskutuan idetë dhe aktivitetet që do të organizohen për nder të 22 vjetorit të Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari”, drejt finalizimit

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari” është drejt finalizimit si projekt i bashkëfinancuar …