“Zonimi në zonën urbane të Hanit të Elezit

Komuna e Hanit të Elezit është në proces të hartimit të Hartës Zonale të Komunës, me përkrahjen e Organizatës Gjermane për Zhvillimin Ndërkombëtar – GIZ, gjegjësisht projektit “Planifikimi Hapësinor dhe Menaxhimi i Tokës”. Në kuadër të këtij procesi është mbajtur punëtoria e radhës në të cilën është diskutuar zonimi në zonën urbane të komunës së Hanit të Elezit. Qëllimi i kësaj punëtorie ishte të analizohet zona urbane në raport me planet paraprake, Plani Zhvillimor Urban (PZHU), Plani Rregullues Urban, dhe draftin aktual të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) të komunës së Hanit të Elezit. Për më shumë kjo punëtori kishte për qëllim që të definoj kushtet zhvillimore të cilat janë propozuar në draft PZHK. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin Drejtorë e zyrtarë të Komunës së Hanit të Elezit ndërsa për rëndësinë e hartimit të këtij dokumenti me fjalë rasti pjesëmarrësve iu drejtua kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma,

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …