Fillojnë punimet në instalimin e ndriçimit publik në fshatin Sapniq

Në fshatin Sapniq të Komunës së Rahovecit, kanë filluar punimet për instalimin e ndriçimit publik të  këtij fshatin. Punimet kanë filluar nga rruga kryesore prej Fortesës e deri në përfundim të fshatit. Përparim Krasniqi, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit ka thënë se kanë filluar punimet për instalimin e ndriçimit publik në fshatin Sapniq, në të njëjtën kohë do të rregullohet ndriçimi edhe në Lagjen Gashi në fshatin Fortesë. “Projekti i ndriçimit publik do të vazhdojmë në fshatrat Hoqë e Vogël, Brestoc, Kramavik, Senoc, Pastasellë, Polluzhë, Pataqan i Poshtëm, Pataqan i Epërm, Vrajak, Bratatin e deri në përfundim të çdo lagje dhe vendbanimi”, ka thënë drejtori Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …