Komuna e Rahovecit po përgatitet për debatet publike që do të mbahen për prezantimin e draftit të parë të Hartës Zonale

Komuna e Rahovecit është duke u përgatitur për debatet publike që do të mbahen për prezantimin e draftit të parë të Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit, që përbën një hap të rëndësishëm për planifikimin dhe rregullimin e kushteve për zhvillim hapësinor. Përmes zonimit do të mundësohet që komunae Rahovecit të rregullojë shfrytëzimin dhe zhvillimin e tokës për tërë territorin e komunës. Kjo nënkupton rregullimin e resurseve dhe mjedisit, infrastrukturës dhe shërbimeve përcjellëse, me synim të sigurimit të zhvillimit hapësinor, fizik, ekonomik, social dhe mjedisor, shëndetit, si dhe mirëqenies së komuniteteve në pjesë urbane dhe rurale. Ftohën të gjithë të interesuarit që t’i bashkëngjiten debateve dhe së bashku të krijohet një hartë zonale që i përgjigjet nevojave të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Datat dhe orarin e përcaktuar për mbajtjen e debateve publike në qytet e fshatrat e Rahovecit i gjeni këtu: https://bit.ly/3fQkGHS

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …