Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka vizituar Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka vizituar Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizaj. Gjatë kësaj vizite kryetari Aliu është informuar për punët dhe vështirësitë që i ka kjo Brigadë, Aliu i ka siguruar zjarrfikësit se vazhdueshëm ka pasur dhe do ta ketë mbështetjen e komunës së Ferizajt në punën e tyre. Kjo duke i mundësuar kushte adekuate të punës, pajisje e materiale pune. Gjatë kësaj vizite ishin për vizitë edhe miqtë tonë, KFOR-i Amerikan, që dhuroi një kontingjent pajisjesh e materialesh për këtë qëllim, për të cilat i janë mirënjohës e falënderues padyshim kryetari Aliu dhe Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …