Shënohet Dita e Shkollës së Muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj

Në kuadër të aktiviteteve që po mbahen gjatë “Ditëve të Kulturës”, është shënuar edhe dita e shkollës së muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj. Në këtë aktivitet kulturorë ka marrë pjesë drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Ferizajt Xhemile Murati-Shabani, zyrtarë komunal, drejtues të shkollës si dhe mysafirë të tjerë. Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar edhe drejtoresha Xhemile Murati-Shabani si dhe drejtori i kësaj shkolle Bardhyl Abazi, i cili ka folur për të arriturat, por edhe sfidat me të cilat përballen.

Në fund është shfaqur edhe një koncert dhe është bërë edhe hapja e një ekspozite.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …