Nis asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat Koznik-Pastaselë

Vazhdojnë projektet të cilët kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore në fshatrat e Komunës së Rahovecit, një ndër to është edhe asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat Koznik-Pastasellë.

Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, për fillimin e asfaltimit të rrugës që lidh fshatrat Koznik-Pastaselë potencoi  se projekti është dy vjeçar dhe ka filluar gjatë vitit 2014 dhe realizimi i këtij projekti është në fazën e fundit. Po ashtu ky projekt i cili është në realizim e sipër, është i një rëndësie të madhe për banorët  e të dy fshatrave, në veçanti për banorët e fshatit Koznik.

Sipas dinamikës së punimeve, përfundimi i asfaltimit të kësaj rruge pritët që të bëhet brenda katër ditëve. Gjatësia e rrugës është 3800 metra, gjerësia 5 metra, kurse vlera e përgjithshme e këtij projekti është 210,590.00 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …