NJOFTIM RRETH PROCESIT TE VAKSINIMIT

Vaksinimi i qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit po vazhdon sipas planit shtetërorë të vaksinimit. Deri më tani janë vaksinuar 954 qytetarë të komunës së Hanit të Elezit.

Vaksinimi vazhdon të hënën, me datë 28.06.2021 në QKMF’’Dr.Menduh Kaloshi’’

Do të vaksinohen qytetarët e regjistruar në platformën online, eKosova, sipas termineve të caktuara. Gjithashtu, edhe qytetarët që kanë dozën e dytë të shtunën apo të dielën, do të vaksinohen të hënën.

Të gjithë qytetarët nën moshën 65 vjeçare duhet të dëshmojnë me dokument sëmundjen kronike.

Ndërsa punëtorët e arsimit, policia, prestarët e FSK-së, të cilët janë regjistruar në eKosova, duhet të kenë dokumentin që dëshmon profesionin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …