Ramosaj: Besojmë se të gjitha shërbimet e kësaj vere do të jenë në nivelin e duhur

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka mbledhur në një takim të përbashkët akterët kryesorë për qështjen e sigurisë, shëndetësisë, higjienës, ujësjellësit, KEDS-it, shërbimin e zjarrëfiksëve, shërbimet publike, inspektorët komunal dhe akterë të tjerë, ku bashkë kanë diskutuar për gjendjen aktuale në komunën e Deçanit dhe menaxhimin e situatës sidomos tashmë kur jemi në muajt më të nxehtë të vitit e kërkesat për shërbime janë në nivelin më të lartë!

“Nga të gjithë ju kërkoj që situatën ta menaxhojmë në mënyrën më të mirë. Jemi në sezonin veror presim që numri i bashkëatdhetarëve këtë vit të jetë më i madh, kërkesat rriten ndërsa efikasiteti në punë duhet të shtohet, kuptohet duke respektuar hierarkinë dhe hallkat zingjirore në mënyrë që të funksionojmë ashtu siç̧ i ka hije një qyteti në zhvillim. Dua të besojë që nuk do të na mungojë uji i mjaftueshëm, ambienti i pastër, shëndetësia në nivelin e duhur dhe siguria e plotë, tha kryetari Ramosaj”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …