Shënohet 30 vjetori i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë “Ali Hadri” në Ferizaj 

Në shënim të 30 vjetorit të themelimit të Lidhjes së Historianëve Shqiptarë “Ali Hadri” me seli në Ferizaj, në ambientet e Teatrit “Adriana” u mbajt konferenca e historianëve, ku të pranishmit evokuan referenca mbi tema të ndryshme historike në këtë përvjetor jubilar, gjersa mysafirët folës ishin historianë të mirënjohur si Elena Kocaqi, Liman Rushiti, Sylë Ukshini, Muhamet Shabani, Skender Lutfiu, Mentor Hasani, Dorajet Ymeri, Ilir Bytyçi dhe poashtu në ngjarje mori pjesë edhe Valbona Hadri, e reja e të ndjerit Ali Hadri.

Kjo ngjarje u organizua nga Lidhja e Historianëve Shqiptarë “Ali Hadri” me mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Vonesat në aktivizimin e kapaciteteve elektrike dhe mosfunksionalizimi i ngrohjes janë të papranueshme për kryetarin Haliti

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, pas kthimit nga vizita në Austri, po …