Zëvendëskryetari Aliu organizoi një takim lamtumirës për ekipin e LMT së KFOR-it amerikan

Me rastin e përfundimit të mandatit disa mujor të Njësisë LMT, në kuadër të ushtrisë amerikanë të KFOR-it, sot zëvendëskryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka pritur në takim rreshterët Seidel dhe Stab të cilët i ka falënderuar për punën e deritanishme në komunën e Vitisë. Ndërkohë, u ka dëshiruar mirëseardhje rreshterit të stafit, Dayon dhe specialist Parah. Ata u njoftuan me aktivitetet që kryen komuna e Vitisë në nivel të përgjegjësisë që ka, si dhe për planet për të ardhmen. Njësia e LMT-së që funksionon në kuadër të KFOR-it, vazhdon të jetë një mekanizëm bashkëpunues mes autoriteteve komunale dhe komandës së KFOR-it amerikan në Bondsteel.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …