Në Ferizaj nis informimi për grantin e të rinjve “Komunat për të rinjtë”

Mbështetja për të rinjtë mbetët prioritet i qeverisjes lokale në Ferizaj. Në këtë kuptim, edhe fondi financiar i përfituar së fundi nga Komuna e Ferizajt për projektet rinore me financimin e Qeverisë Japoneze përmes Bankës Botërore e me partner MPL-në, nisi sot përgatitjet e para për koordinimin e veprimeve ndërinstitucionale. Ishte Arlinda Koshi, specialiste për ngritjen e kapaciteteve në MPL që sot u prit nga drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Ferizajt, Xhemile Murati Shabani për të diskutuar mbi këtë projekt. Komuna e Ferizajt tashmë ka përcaktuar Udhëheqësin e Sektorit të Rinisë, Agon Zhinipotoku si person koordinues i këtij fondi për projektet në komunën e Ferizajt. Sipas planit të punës dhe shpërndarjes së këtij granti, pas përfundimit të procedurave të nevojshme të parapara me marrëveshje do të hapet thirrje publike për projektet rinore që do të mbështeten nga ky grant.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …