Në Skenderaj shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit

Organizuar nga Qendra Rinore Publike dhe Biblioteka Komunale në Skenderaj me aktivitetet të ndryshme është shënuar Dita Ndërkombëtare e Librit.

Të rinjtë kanë shpërndarë në Sheshin “Adem Jashari” thënie për dijen dhe librin nga autorë të famshëm, ndërsa në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” qindra të rinj kanë ndjekur një ligjëratë nga shkrimtari Daut Demaku, ligjërata ishte dedikuar për problemet e të rinjve dhe për arritjen e suksesit.

Gjithashtu Biblioteka ka hapur dyert e saj për regjistrime falas kushtuar kësaj dite. Kjo u bë më qëllim të rritjes së lexueshmërisë së librave te moshat e reja.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …