Kryetari Suma ka pritur në takim pune këshilltarin e financave publike të projektit USAID TEAM Drilon Shala

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, i shoqëruar nga Drejtori për Buxhet dhe Financa Shabi Rexhallari pritën në takim pune këshilltarin e financave publike të projektit USAID TEAM Drilon Shala.

Takimi është realizuar me qëllim të aprovimit të Procedurave Standarde të Operimit (PSO) të të hyrave komunale si pjesë përbërëse e Doracakut “Libri i Proceseve për menaxhimin e shpenzimeve publike”.

Këto procedura standarde të operimit do të shërbejnë si procedura të brendshme për regjistrimin dhe raportimin e të hyrave komunale nga tatimi në pronë, gjeodezia, lejet e ndërtimit, dokumentet e gjendjes civile, lejet për prona komunale etj.

Për zbatimin e këtyre procedurave standarde do të kujdesen: Drejtoria për Buxhet dhe Financa, Drejtoria e Administratës, Drejtoria e Urbanizmit, Kadastrit dhe Mbrojtjes së Mjedisit dhe Zyrtarët publik kompetent të Komunës së Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti takimin e Dytë periodik me punonjësit e Administratës komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti takimin e dytë periodik për vitin …