Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve nëse janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Sipas elezit, për të bërë verifikimin e listës së kandidatëve me 3 mijë e 205 emra, që u takojnë subjekteve të ndryshme politike, i janë drejtuar Këshillit Gjyqësor i Kosovës, ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ministrisë së Punëve të Jashtme, ministrisë së Mbrojtjes dhe Doganës së Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-së thotë se është kërkuar për secilin kandidat verifikimi sipas fushës së përgjegjësisë që mbulojnë.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …