Vitia e gatshme për të filluar vitin e ri shkollor

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori për Arsim, Basri Aliu kanë pritur në takim drejtorët e shkollave me të cilët u bashkëbisedua për fillimin e vitit të ri shkollor me 1 shtator. Me këtë rast u bë me dije se janë bërë të gjitha parapërgatitjet e fundit që të nisë mesin në të gjitha shkollat e kësaj komune, por natyrisht duke respektuar rekomandimet e institucioneve për shkak të pandemisë të shkaktuar nga virusi Covid-19. Pos shkollave do të hapet edhe çerdhja publike në qytetin e Vitisë. Gjithashtu u bë me dije se deri me tani janë vaksinuar rreth 70% të personelit arsimor.

Kontrolloni gjithashtu

Dorëzohet buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2026

Drejtori për Buxhet dhe Financa i Komunës së Rahovecit, z. Afrim Limani, në përputhje me …