Albin Kurti

Kryeministri Kurti ka prezantuar ndryshimin e rregullores që i mundëson shtimin e këshilltarëve politikë deri në 10 për një ministër

Në mbledhjen e Qeverisë, në vazhdën e projektligjeve të ndryshme që janë proceduar, është ndryshuar edhe një rregullore. Rregullorja që rregullon punën dhe stafin e ministrave, që quhet “Projekt-rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Fushat Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive”. Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar ndryshimin e rregullores që mundëson shtimin e këshilltarëve politikë. “Në rastet kur janë fuzionuar dy ose më shumë ministri, atëherë ministri mund të ketë deri 10 këshilltarë të brendshëm politikë”, ka thënë Kurti, duke potencuar edhe pesë këshilltarë të jashtëm. Gjithë këtë ndryshim ai e ka arsyetuar me zotimin e tyre zgjedhor për rritje efikasiteti, natyrisht duke mos folur për faktin se ata që do të zihen me punë  janë militantë të partisë së tij, të cilët i rehaton me një rrogë të majme, krejt njëjtë sikur bërë edhe partiakët paraprakë, edhe pse Kurti ishte zotuar krejtësisht ndryshe.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …