leoni

Albin Kurti

Albin Kurti: Rritja e infektimeve dhe rasteve të vdekjeve nga virusi korona ishte e befasishme dhe e paparashikuar

Kryeministri, Albin Kurti, përmes një videomesazhi u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve nga virusi korona, duke thënë se pikëllimi që ka kapluar mbarë njerëzimin nuk e bën më të vogël dhimbjen që ndjen secili kur e humb të afërmin e vet, e sipas tij, atë dhimbje s’e lehtëson dot askush, veç koha deri diku. Më tej, Kurti tha se sot mund të duket sikur qeveria të cilën ai e udhëheq do të mund të bënte më shumë gjatë muajve qershor dhe korrik, por sipas kreut të qeverisë, gjendja atëherë ishte krejt ndryshe. I pari i Qeverisë së Kosovës theksoi se rritja e rasteve pozitive dhe rasteve të vdekjes nga virusi korona, ishte e befasishme dhe e paparashikuar. Kreu i ekzekutivit potencoi se si qeveri çdoherë marrin përgjegjësinë dhe janë në krye të detyrës, teksa thotë se këtë po e bëjnë përditë me përkushtimin më të madh. Tutje, ai tha se vaksinimi dhe zbatimi i masave që ka vendosur qeveria kanë filluar të japin rezultate teksa përmendi edhe rënien e rasteve aktive e pozitive me COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka kërkuar që kryeministri, Albin Kurti …