Vjosa Osmani

Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani i fton partitë politike për të diskutuar lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve

Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë për të diskutuar lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve. Ajo ka thirrur një takim konsultativ partitë në mënyrë që të diskutohet për shtyrjen e zgjedhjeve, gjithmonë me rekomandimin e IKSHPK’së. Takimi do të mbahet me datën 13 shtator në orën 17:00, në Kuvendin e Kosovës. Kjo kërkesë e Osmanit vjen pas kërkesës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për shtyrje të zgjedhjeve. “Nuk varet prej meje, por nëse unë do ta thoja mendimin tim personal, unë mendoj se zgjedhjet do të duhej të shtyheshin”, tha kryekuvendari Glauk Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …