Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar terrorin mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ai ka shprehur keqardhje për viktimat e pafajshme që humbën jetën 20 vite më parë. Më tutje Krasniqi, ka thënë se viktimat ishin të 70 kombësive të ndryshme dhe në mesin e tyre kishte edhe 4 bashkëkombas shqiptarë. “Partia Demokratike e Kosovës do të punojë si gjithmonë fuqishëm që lidhja jonë me SHBA-të dhe popullin amerikan të forcohet edhe më tutje, që së bashku të punojmë për përhapjen e demokracisë dhe forcimin e sigurisë e paqes në botë”, ka shkruar ai.
		
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				