Kanë filluar punimet në ndërtimin e fushës sportive në oborrin e SHFMU “Nesimi Elshani’’, në fshatin Nagac

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës shkollore, sot në oborrin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Nesimi Elshani’’, në fshatin Nagac të komunës së Rahovecit kanë filluar punimet në ndërtimin e fushës sportive.

Me këtë rast drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në komunën e Rahovecit, z. Avni Morina, ka vizituar nga afër punimet që kanë filluar në ndërtimin e fushës sportive në oborrin e kësaj shkolle.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …