Brickos

Në Landovicë bëhen homazhe në nderim të dëshmorët të kombit, Shkëlzen Krasniqit, Eqerem Hoxhës dhe Betim Berishës

Në 21 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, Shkëlzen Krasniqit, Eqerem Hoxhës dhe Betim Berishës, në Landovicë, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë e veteranë të UÇPMB-së nga Kosova Lindore, kanë kujtuar me përulje e nderim, sakrificën e tyre për liri. Kryetari Latifi me këtë rast ka thënë se, Historia jonë e re është shkruar me gjak trimash, që i dhanë jetë lirisë së Kosovës dhe shtat trupit të saj. Sa herë që rikthehemi në kujtimin e veprës së të rënëve, krahas dhimbjes njerëzore që kemi për mungesën e tyre, gjejmë shembullin se çfarë duhet të bëjmë që rrugëtimi ynë, të jet dinjitoz e ballëhapur. Atyre që me flijimin e tyre për atdhe, na bëjnë përherë krenar, ju themi me zemër:

Lavdi!

Lavdi, Enverit, Betimit dhe Eqeremit! Tha mes tjerash kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …