leoni

Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama parashikon që të themelojë “Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”

Një tjetër drejtori e posaçme do të ngrihet në Kryeministri për kontrollin e administratës dhe ndërveprimit me qytetarët. Kryeministri Rama parashikon që të ngrejë “Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, e cila do të kontrollojë administratën. Kjo drejtori, do të ketë në krye një person të emëruar nga vetë kryeministri Edi Rama, që gjithashtu do t’i përgjigjet vetëm këtij të fundit për realizimin e objektivave të kërkuar. Ai vendosur që të çojë deri në fund atë që tha para deputetëve më 10 maj: “Do ta pastrojmë deri në fund administratën nga njerëz që na kanë nxirë faqen. Me qartësinë që siç kemi bërë me policët, me infermierët dhe të tjerët, do të vijohet edhe me administratën. Një rrugë e re në bazë të meritave duhet të hapet për të gjithë ata vajza, gra, burra e djem. Kjo është sfida e vazhdueshme, prandaj jeni gati që të vazhdojmë të përballemi me çdo sfidë,”- tha Rama. Ndërkohë që dje, në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, Rama dha lajmin se do të krijohet një Agjenci për Mediat dhe Informimin, e cila siç do monitorojë qëndrimin e publikut e medias mbi çështje me interes publik.

Nisma u kundërshtua nga shoqatat e medieve, të cilat as kanë respektuar as do ta respektojnë kodin moral të gazetarisë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …