BDI

Forumi i Gruas i BDI-së vlerëson se fjalët fyese ndaj kryetares, Teuta Arifi, fyejnë çdo grua që merret me politikë

Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim reagon dhe dënon ashpër sjelljen jodemokratike të disa dashakeqësve, të cilët shfrytëzojnë rastin tragjik të Tetovës për qëllime politike dhe shprehën dhunë ndaj personalitetit të një gruaje, nënе, bashkëshorteје, motre, vajze dhe kryetare të Komunës së Tetovës. Forumi i Gruas i BDI-së vlerëson se fjalët fyese të disa protestuesve ndaj zonjës kryetare Teuta Arifi, fyejnë çdo grua që merret me politikë dhe kjo nuk është mirë për demokracinë e një vendi. Shprehim ngushëllime të sinqerta ndaj familjarëve dhe kërkojmë nga partitë politike që të mos keqpërdorin dhimbjen e tyre Njëherit ftojmë forumet e të gjitha partive politike në vend të dënojnë këtë akt sepse në këtë mënyrë ata do të mbrojnë integritetin e gruas, do të mbrojnë vetveten dhe ardhmërinë e pozitës së gruas në politikë dhe në shoqëri.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …