Fillimi / Institucionet / Në Landovicë bëhen homazhe në nderim të dëshmorët të kombit, Shkëlzen Krasniqit, Eqerem Hoxhës dhe Betim Berishës

Në Landovicë bëhen homazhe në nderim të dëshmorët të kombit, Shkëlzen Krasniqit, Eqerem Hoxhës dhe Betim Berishës

Në 21 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, Shkëlzen Krasniqit, Eqerem Hoxhës dhe Betim Berishës, në Landovicë, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë e veteranë të UÇPMB-së nga Kosova Lindore, kanë kujtuar me përulje e nderim, sakrificën e tyre për liri. Kryetari Latifi me këtë rast ka thënë se, Historia jonë e re është shkruar me gjak trimash, që i dhanë jetë lirisë së Kosovës dhe shtat trupit të saj. Sa herë që rikthehemi në kujtimin e veprës së të rënëve, krahas dhimbjes njerëzore që kemi për mungesën e tyre, gjejmë shembullin se çfarë duhet të bëjmë që rrugëtimi ynë, të jet dinjitoz e ballëhapur. Atyre që me flijimin e tyre për atdhe, na bëjnë përherë krenar, ju themi me zemër:

Lavdi!

Lavdi, Enverit, Betimit dhe Eqeremit! Tha mes tjerash kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

PANDEMIA DHE VAKSINIMI NË HAN TË ELEZIT

Prej fillimit të pandemisë në komunën e Hanit të Elezit janë bërë 1500 testime, prej ...