Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza takon banorët e e Bairit, Vinarcit dhe Koshtovës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza takon banorët e e Bairit, Vinarcit dhe Koshtovës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, sonte është takuar me banorë të Bairit, Vinarcit dhe Koshtovës, për të cilët ka thënë se janë me plot shpresë se ditë më të mira po vijnë. Hamza ka thënë se qytetit të minatorëve, zejtarëve, sportistëve, artdashësve dhe punëtorëve të zellshëm, do t’ia kthejë perspektivën dhe krenarinë. “Edhe banorët e Bairit, Vinarcit dhe Koshtovës janë plotë shpresë se ditë më të mira po vijnë. Qytetit të minatorëve, zejtarëve, sportistëve, artdashësve dhe punëtorëve të zellshëm, me potencial për zhvillim e punësim, së bashku do t’ia kthejmë perspektivën dhe krenarinë. Vullnetmirë dhe besimplotë po bashkohemi që ta lartësojmë në çdo aspekt emrin e Mitrovicës sonë!”, ka shkruar Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Sir Geoffrey Nice viziton Memorialin e Reçakut, vizitë me mesazh për drejtësinë dhe kujtesën historike

Ish-kryeprokurori i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Geoffrey Nice, ka zhvilluar një vizitë në Memorialin …