Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti: Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës nuk ka dal me ndonjë njoftim zyrtar për vërshimet e mundshme te ne

Tahir Ahmeti:

Dje dhe sot, në disa portale të vendit kan qarkulluar informata bazuar nga një artikull i një mediumi të jashtëm, se edhe Kosova sikur një pjesë e madhe e Ballkanit, mundë të preket nga vërshimet, për shkak të shiut që po bie dhe parashihet të vazhdoj edhe në ditët në vijim.

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës nuk ka dal me ndonjë njoftim zyrtar për vërshimet e mundshme tek ne. Mjetet e informimit dhe qytetarët duhet të marrin informata nga ky institut, si institucion zyrtar i Kosovës për parashikimin e motit.

E bazuar në ligjin për veprimtaritë hidrometeorologjike, ky institut duhet të bejë paralajmërimin hidrometeorologjik me dhënien e informatave dhe të dhënave në lidhje me rreziqet e mundshme hidrometeorologjike që mund të ndikojë ose të shkaktojë dëme në njerëz, prona dhe në mjedis.

Kontrolloni gjithashtu

Naim Ymeri: Pavarësisht sfidave gjatë e pas luftës, RKL dha maksimumin për informim të popullatës anekënd Kosovës

Më 8 korrik shënohet përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK-së, Naim Ymeri

Me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare …