leoni

Bekë Berisha

Bekë Berisha: Jo, nuk i kërkoj falje zotit ‘Sfeklla’. Zoti ‘Sfeklla’ duhet me pasë kujdes, ai i din rregullat…

Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes, Bekë Berisha, pas tensioneve të krijuara në këtë komision ka thënë se nuk do t’i kërkojë falje ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës. “Jo, nuk i kërkoj falje zotit ‘Sfeklla’. Zoti ‘Sfeklla’ duhet me pasë kujdes, i din rregullat, kur vjen aty nuk duhet me provu me prishë situatën përndryshe interesimi jonë ka qenë veç për me u përgjigj, unë pyetjet ia kam nda, pres me u përgjigj ose përndryshe do të thërrasim ministrin në interpelancë”, ka ai. Sipas Berishës, ministrin dhe drejtorin e policisë i kishte ftuar ndaras nga njëri-tjetri për të raportuar, andaj sipas tij ata nuk do të duhej të shfaqeshin bashkë, sepse siç thotë Berisha, Sveçla e paraqiste drejtorin si të ishte staf i tij.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit

Në një kohë kur qytetarët prisnin rezultate, stabilitet dhe një perspektivë të denjë europiane, Qeveria …