DR. Sabit Syla: Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë XVII

Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka nxjerrë në dritë librin:

“Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”. Në këtë libër ai ka prezantuar materialet autentike të kohës, dokumente të arkivuara, të cilat dëshmojnë qartë e saktësisht të gjitha zhvillimet diplomatike të Shqipërisë në raport me ish-RSFJ dhe shtetet e tjera, lidhur me përkrahjen parimore mbi baza kombëtare, që Tirana zyrtare iu kishte dhënë kërkesave të drejta të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas pas shpërthimit të Demonstratave  e protestave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Prezantimi i këtyre dokumenteve origjinale hedh dritë në një segment shumë të rëndësishëm të “Pranverës shqiptare të vitit 1981” kundruar nga regjimi i atëhershëm komunist i Tiranës, një qëndrim vëllazëror e parimor, pa ekuivoke pa stërhollime diplomatike e luhatje politike, te i cili mbante shpresa rinia atdhetare e revolucionare e Kosovës. Shqipëria ishte shteti i vetëm në botë që përkrahu kërkesat e drejta të shqiptarëve në Jugosllavi për formimin e Republikës së Kosovës. Ishte edhe mbështetja e vetme e patriotëve  e revolucionarëve të Kosovës, të cilët luftën e tyre për liri e pavarësi nuk e ndaluan për asnjë çast, deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe në qershor të vitit 1999 që rezultoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Nr. 44

Mbi qëndrimet e vendeve revizionistë të Evropës Lindore ndaj ngjarjeve të fundit në Kosovë.

Tiranë, më 20 qershor 1981

Njoftimet e para të shtypit revizionist për ngjarjet në Kosovë u dhanë në fillim të muajit prill. Fillimisht u dhanë lajme të shkurtra më referenca kryesisht nga agjencitë perëndimore. Të krijohej përshtypja e një fare “pauze pritjeje” apo të një qëndrimi disi të “përmbajtur” nga ana e këtyre vendeve. Në ditët e para pas ngjarjeve, diplomatë të Evropës Lindore evitonin trajtimin e problemit në biseda më diplomatët tanë. Më vonë, veçanërisht pas njoftimeve të para të agjencisë sovjetike të lajmeve, filloi të marre fizionomi më të plotë qëndrimi i këtyre vendeve, u shkrojtën një sere artikujsh në gazetat qendrore, u benë komente dhe iu dha përgjigje pyetjeve të spektatoreve në televizion, u “gjallëruan” dhe diplomatët evropiano-lindore, të cilët tashmë diskutonin problemin dhe jepnin Mendimet e tyre.

Gjatë kësaj periudhë kanë munguar deklaratat ose prononcimet e zyrtareve të vendeve revizionistë të Evropës Lindore. I pyetur nga diplomatët perëndimore, drejtori i Shtypit pranë Ministrisë se Punëve të Jashtme të Çekosllovakie, tha se “nuk do të komentoj asgjë për ngjarjet në Kosovë”, ndërsa ambasadori çekosllovak në Kajro u shpreh se “më jugosllavët tregohemi tani të matur, sepse edhe më parë na kanë akuzuar se kërkojmë shkatërrimin e Jugosllavisë”.

Artikujt tanë për ngjarjet tragjike të Kosovës janë shpërndarë edhe midis diplomatëve të vendeve revizionistë nga përfaqësitë tona në shtete të ndryshme ku janë akredituar. Ato janë pranuar dhe nuk kthyer mbrapsht. Në mjaft raste ka pasur kërkesa për ekzemplare të tjerë, të cilat u janë plotësuar. Në një rast, ambasadori polak në Budapest, ka kthyer artikullin e gazetës “Zëri i Popullit” të datës 23 prill 1981.

Nga ndjekja e deritanishme e qëndrimeve të vendeve revizionistë, mund të themi se në përgjithësi i gjithë blloku sovjetik, për problemin e Kosovës, aktualisht ndjek një taktike të dyfishte- nga njëra anë, më anë të shtypit përpiqet të krijoje mendimin se mban anën e Jugosllavisë, pasi është për “stabilitetin e saj”, nga ana tjetër, nëpërmjet diplomatëve përpiqet të krijoje përshtypjen për një qëndrim “realist” dhe “objektiv”  në analizën e ngjarjeve në Kosovë.

Në fakt, Bashkimit Sovjetik dhe vendeve vasale objektivisht u interesojnë ngjarjet dramatike në Jugosllavi, pasi, nëpërmjet tyre, përpiqen të forcojnë pozitat dhe prezencën politike dhe ekonomike në këtë vend, në rivalitet më bllokun perëndimor. Kjo u duk qartë dhe më aktivizimin e diplomacisë sovjetike në drejtim të Jugosllavisë. Vijuan menjëherë vizitat e zyrtareve të lartë sovjetike dhe ftesat e tyre dhe të vendeve të tjera revizionistë për udhëheqësit jugosllave, kryesisht të përfaqësuesve më tipike të klanit serbomadh. Gjatë muajit qershor në Jugosllavi shkoi për një vizitë “miqësore” dhe punë, Arhipov, zëvendëskryetar i Parë i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Sovjetik. Përveç Takimeve më krerët më të lartë jugosllave, zyrtari i lartë sovjetik beri vizita deklarative në Maqedoni, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi. Në Moske shkoi “kalimthi” Verhoveci, ndërsa në Prage Herleviçi, ministër jugosllav i Punëve të Brendshme. Pothuaj në të njëjtën kohe u be dhe vizita e Moisovit në Hungari dhe ajo e Rotarit, Ministër i Tregtisë se Jashtme të Jugosllavisë, në Moske.

Nënvizimi i dukshëm në shtypin e të dy vendeve i nënshkrimit të marrëveshjes pesëvjeçare tregtare midis Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik dhe vlera prej 32 miliardë dollarë e volumit të shkëmbimit të mallrave midis të dy vendeve, që shënon një rritje të dukshme, flet pikërisht për rritjen e përpjekjeve të sovjetikeve dhe të pasuesve të tyre për të shfrytëzuar në dobi të këtij blloku konjukturat politike që u krijuan pas ngjarjeve në Kosovë.

Pas marrëveshjes tregtare sovjeto-jugosllave do të vijojnë marrëveshje të tjera në këtë fushe më vendet e tjera anëtare të Traktatit të Varshavës dhe KNËR-it. Kuptimplotë është ajo çka tha ministri këshilltar i ambasadës çekosllovake në Budapest, se “pas Titos udhëheqja aktuale jugosllave është e predispozuar për të zhvilluar marrëdhënie më të mira më Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të bashkësisë socialistë”. Sipas tij, “jugosllavët janë në vështirësi të mëdha dhe në mungese ekuilibri. Qëndrimi afër tyre në kushtet ekzistuese ka rëndësi të veçantë”. Ndërsa këshilltari polak në Prage tha se sovjetiket po i ndjekin më shumë interesim ngjarjet në Kosovë, kurse sipas një diplomati gjermano-lindor në Sofje, “bullgaret po fërkojnë duart sepse shpresojnë që edhe në Maqedoni të fillojnë shfaqje të tilla” dhe se “hungarezëve po u vjen për ato që ndodhin në Kosovë”.

Në të njëjtën kohe, Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të tjera të Traktatit të Varshavës, u intereson që për këtë ngjarje të mos atakohet direkt prej tyre edhe Shqipëria, për qëllime të mirënjohura politike e strategjike. Ky pozicion taktik gjen shprehjen e vet dhe në qëndrimet e caktuara që reflektohen në shtypin revizionist ashtu dhe midis diplomatëve të vendeve në fjale. Kjo duket, ndërmjet të tjerave, edhe në porositë që, sipas të dhënave, del se janë dhënë nga udhëheqjet në fuqi organeve të shtypit dhe Mjeteve të informacionit në vendet revizionistë, për të treguar kujdes të madh që të mos atakojnë direkt zyrtarisht Shqipërinë, por dhe të ruajnë marrëdhënie të mira më Jugosllavinë.

Diplomatët e vendeve të Evropës Lindore, gjatë bisedave, kanë treguar interes të veçantë për të mësuar se si do të jetë perspektiva e marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave, të para këto nën dritën e ngjarjeve të Kosovës, kërkojnë të dinë hollësira të mëtejshme dhe të komentojnë më tej ndonjë pjese të artikujve tanë. Megjithatë shumë prej syresh kanë shprehur aprovime për qëndrimin tonë në këtë situatë, vlerësojnë disa nga problemet që ngrihen në artikujt e “Zërit të Popullit” dhe pohojnë se shkaqe të vërteta janë prapambetja e madhe ekonomike e Kosovës dhe problemet nacionale në Jugosllavi. Mjaft prej tyre dënojnë aktet e dhunës se përdorur kundër demonstruesve dhe se një gjë e tillë do t’i sjelli shqetësime edhe në të ardhmen udhëheqjes jugosllave. Por vlerësimet e tyre nuk vijojnë më tej, në përgjithësi këta diplomatë nuk prononcohen për kërkesat e demonstruesve, sidomos për parullën e tyre “Kosova Republike”, nëse ngjarjet e fundit në Kosovë kanë pasur nxitje nga jashtë, nëse ka gisht ose jo Shqipëria në këto ngjarje, për fijet që lidhin klanin serbomadh më socialimperialistë sovjetike, për “hedhjen e bombave” në ambasadën jugosllave në Tiranë, etj., çështje këto që kanë të bëjnë më mbajtjen e një pozicioni të caktuar për ngjarjet.

Kjo del pak a shumë e qartë dhe në ato çka tha ambasadori gjermano-lindor në Prage, sipas të cilit udhëheqja gjermano-lindore e konsideron çështjen e Kosovës shumë delikatë, prandaj kanë vendosur që në propagandën e tyre të “mos prononcohen dhe të mos bëjnë komente më vlerësime subjektive, gjë që do të nxitë komplikime të panevojshëm”.

Shtypi revizionist, pavarësisht nga disa nuanca, ndonëse nuk është shprehur direkt hapur, ka mbajtur anën e jugosllavëve, i ka trajtuar problemet duke iu referuar organeve të shtypit jugosllav. Ka pasur dhe shkrime më komente të korrespondentëve të shtypit dhe agjencive të vendeve revizionistë më qëndrim në Beograd.

Në pasqyrimin e ngjarjeve të Kosovës më të avancuar kanë qenë polakët dhe hungarezët, ndërsa më të “përmbajtur” çekosllovaket dhe veçanërisht gjermano-lindoret. Lind pyetja: pse kaq “entuziastë” polakët dhe kaq të “tkurrur” gjermanët, pse çekosllovaket hiqen të “ekuilibruar” dhe hungarezët projugosllave?

Nuancat, dallimet apo diferencat në qëndrimet e shtypit revizionist nuk përbën boshtin e qëndrimit zyrtar të këtyre vendeve, ato janë komponentet e se njëjtës rezultante. Nuancat janë të lidhura më shumë më qëndrimet taktike të vendeve revizionistë, më një fare “ndarje të punës”, por ato janë shprehje edhe të interesave të ngushta, të problemeve të brendshme nacionale që kanë vetë këto vende dhe deri diku dhe të disa predispozicioneve të veçanta që kanë udhëheqjet e këtyre vendeve më Jugosllavinë. Kështu, janë evidentë simpatirat e shprehura më kohe nga polakët për Jugosllavinë dhe, në kushtet e zhvillimeve të brendshme aktuale në Poloni, “rruga jugosllave drejt socializmit” shihet si një “tendence e domosdoshme dhe një rruge zgjidhje e përshtatshme”.

Polakët deri tani kanë botuar mbi 30 njoftime dhe artikuj, komente dhe shkrime analitike mbi ngjarjet në Kosovë. I paraqitur më “ngjyra realistë”, nga këndi i shikimit të një shtypi të “pavarur”, organet polakë të shtypit dhe informacionit kanë mbajtur hapur anën e jugosllavëve për këtë çështje, kanë shprehur qartë konceptet jugosllave për ngjarjet në Kosovë. Gazetat kryesore të vendit “Zhice Varshavi”, “Tribuna Ludu”, “Politika”, “Sllovo polaki”, revista “Perspektivi” dhe të tjera organe kanë reflektuar pothuaj të gjitha momentet e zhvillimit të ngjarjeve në Kosovë; përmendin faktin që çuan në këtë situatë, ndërmjet tyre dhe faktorët ekonomike, të cilat mundohen t’i justifikojnë më faktorët subjektive, njëlloj si zëdhënsat e shtypit jugosllav.

Kështu, gazeta “Tribuna Ludu” më 18 maj 1981 boton artikullin më titull “Kosova molle e artë apo ferre në këmbë”, shkruar nga Zdaisllav Jagelaki, pasi e cilëson Kosovën “rajon më të vërtetë të bukur dhe më plot kontraste dramatike”, shtron pyetjen: “Ç’fare është për Jugosllavinë, Kosova? Rezervuar i madh më pasuri të shumta natyrore apo ferre në këmbët e ekonomisë se republikave të zhvilluara?… Rajon i shfrytëzuar nga republikat më të zhvilluara e më të industrializuara apo shpërdorues i Mjeteve shoqërore?”.

Autori, pasi pohon faktin që Kosova është një krahinë mjaft e pasur, “shpjegon” se ajo, më gjithë këto pasuri dhe rezerva, “në produktin shoqëror të RSFJ shënon vetëm 2 përqind, shkalla e shfrytëzimit të industrisë është 50 përqind më e ulet se mesatarja e vendit, efektiviteti i ndërtimeve është afër zeros, rendimenti i punës është një të tretën më i ulet…Aftësia riprodhuese e ekonomisë se Kosovës është pothuajse asgjë. E pra, ferre në këmbë”, konkludon autori. Sipas tij këto kanë ardhur për shkak të rritjes se popullatës dhe bashke më të “rritët një ushtri e madhe e njerëzve të rinj”. Del më arsyetimet e jugosllavëve, mbi “mbingarkesën”e Universitetit të Prishtinës më kuadro e studentë, i cili është mbi nevojat e Kosovës, duke konkluduar se “prandaj nuk ka asgjë për tu çuditur që mospërputhja midis një sistemi të tillë të përgatitjes se kuadrove dhe mundësive të zenjës në punë, është burim i vazhdueshëm i pakënaqësive të brezit të ri”.

Artikulli më negativ polak është ai që u shkrua në revistën “Perspektivi” më 15 maj të këtij viti. Ky artikull është shkrimi më i gjatë polak, më pretendimet e një analize politiko-historike për problemin e Kosovës, në të cilin atakohet drejtpërsëdrejti vendi ynë për qëndrimin në përkrahje të “shovinizmit shqiptaromadh dhe për kërkesa territoriale”.

Në këtë shkrim polakët përpiqen ti përgjigjen dhe të analizojnë dhe shkakun e dytë themelor të demonstratave të popullsisë shqiptarë në Kosovë-kërkesës për krijimin e “Republikës se Kosovës”. Analiza polakë ndjek të njëjtat linja, përdor të njëjtat argumente që përdor sot tëre shtypi dhe propaganda jugosllave për të hedhur poshtë si “reaksionare, irredentistë dhe dizintegruese” për tëre federatën jugosllave të konceptit “Kosova-Republike”. Polakët në këtë artikull marrin përsipër dhe “shpjegojnë” edhe në planin historik bazat mbi të cilat u formua federata jugosllave, e cila, sipas revistës, ka kaluar historikisht nga koncepti i “unitarizmit” në atë të “federalizmit”, “që e zhvilloi në mënyrë të plotë lëvizja partizanë e mareshalit Tito”. Në këtë “analize” historike, Kosova paraqitët si “djepi dhe zemra” e Serbisë, ndërsa popullata shqiptarë si jo autoktonë, por e ardhur në këtë vend bashke më turqit invadore në shekullin e 14-të dhe se shqiptarët e “kolonizuan në mënyrë masive Kosovën”.

Në artikullin e mësipërm behet fjale edhe për vendin tonë. Përmbajtja antishqiptarë e shkrimit del qartë dhe në fjalët se “Në të vërtetë shtypi i Tiranës, dhe sidomos gazeta qendrore “Zëri i Popullit” nuk kurseu në këto ditë “lotët e krokodilit” për fatet e shqiptarëve në Jugosllavi” dhe se “shkrime të tilla u shoqëruan nga sigurime të rremë për sigurimin nga Shqipëria të sovranitetit dhe të stabilitetit të shtetit jugosllav”.

Nisur nga kjo përkrahje që polakët i benë jugosllavëve në këtë periudhë, këta të fundit nuk mund të mos ua shpërblenin këtë qëndrim dhe në një artikull redaktorial mbi reagimet e shtypit botëror për ngjarjet në Kosovë, shkruar në gazetën “Borba” më 17 prill 1981 më titull “Frenim në vendet socialistë”, ndërsa shpreh pakënaqësi për qëndrimin sovjetik e të ndonjë vendi tjetër socialist për ngjarjet në Kosovë, më entuziazëm flet për qëndrimin e mbajtur nga polakët, veçanërisht të agjencisë PAP, e cila më këtë rast është shprehur se “Jugosllavia për shkak të politikes se saj të paangazhuar, të rolit aktiv në arenën ndërkombëtare e zhvillimit të brendshëm të bazuar mbi parimet e vetadministrimit socialist, në mënyre krejt të natyrshme has në shfaqje kundërvënie të caktuara, sidomos nga ana e forcave konservative reaksionare jashtë vendit e të grupeve të vogla brenda Jugosllavisë”.

Jugosllavët i kanë konsideruar vazhdimisht polakët si ajo pjese e “bashkësisë socialistë” që qëndron më pranë pozitave politike, ideologjike dhe ekonomike të vetadministrimit jugosllav. Bashkëpunimi midis Polonisë dhe Jugosllavisë në shumë fusha për vite më radhe ka qenë i “frytshëm”. Midis të dy vendeve, sidomos dhjetë vjeçarin e fundit, nuk ka pasur asnjë problem që të zbehe apo pengoje zhvillimin e marrëdhënieve.

Në fushën ekonomike, Polonia është partneri i parë i Jugosllavisë nga vendet e Evropës Lindore. Jugosllavia importon nga Polonia koks, qymyr të koksifikueshëm, kimikate, prokate, etj. dhe eksporton plumb, zing etj. Mjaft kapitale jugosllave janë investuar në Poloni dhe anasjelltas, Polonia i ka dhënë kredi Jugosllavisë për ndërtimin e disa objekteve. Të dy vendet kanë bërë investime të përbashkëta në vendet e treta në fushën e elektrostacioneve, vaporeve, fabrikave të sheqerit etj.

Interesant ka qenë dhe qëndrimi i Polonisë për problemin Maqedon, për të cilin Jugosllavia prej kohesh debaton e grindet më Bullgarinë. Në mesin e vitit 1980 në Poloni u botua studimi i historianes polakë Elisabeta Znamierovska më titull “Zhvillimi i marrëdhënieve të Bullgarisë më Greqinë dhe Turqinë pas luftës se dytë Botërore” në të cilin mbrohen pikëpamjet jugosllave për procesin historik të formimit të popullsisë Maqedonase. Polakja e quan pushtimin bullgar të pjesëve të Jugosllavie e të Greqisë në luftën e Dytë Botërore si tentative për bashkim të këtyre pjesëve më Bullgarinë. Në atë kohe polakët nuk përfillen gjithashtu kritikat që u benë për botimin polak nga revista bullgare “Vojeno Istoriçeski Zbornik”, e cila më 8 gusht 1980, në një shkrim reagonte më nervozizëm duke e cilësuar autoren polakë “se nuk njeh formimin e kombit bullgar në Maqedoni”.

Ka pasur të dhëna se Giereku.(…), hapja dhe ngritja e problemeve nacionale do të shkaktonte thellimin e problemeve ekzistuese; kështu, hungarezët do të nxiteshin në pretendimin e tyre ndaj rumunëve, e kështu më radhe. Mirëpo një “porosi” të tillë të Gierekut polakët nuk e morën parasysh dhe në qëndrimet që po mbajnë ndaj ngjarjeve në Kosovë, po tregohen të zellshëm aq sa dhe jugosllavët për të trajtuar “drejtësinë” e zgjidhjes se çështjes nacionale në Jugosllavi, duke u përpjekur të fshehin të vërtetën mbi tragjedinë e popullsisë shqiptarë në Kosovë dhe në viset e tjera të Jugosllavisë.

Gjermano-lindoret janë treguar më të “kursyerit” në deklarata apo shkrime lidhur më ngjarjet në Kosovë. Janë dhënë dy njoftime për ngjarjet në revistën “Horizont”, organ i afërt më Ministrinë e Punëve të Jashtme të R. D. Gjermanë. Njoftimet janë dhënë më reference nga agjencia jugosllave e lajmeve, por në të evitohen komentet. Ngurrimi gjermano-lindor mbase është edhe një fare reagimi ndaj shkrimeve e komenteve të shtypit gjermano-perëndimor, i cili në tërësi nuk ka përkrahur tezat jugosllave për ngjarjet në Kosovë, në të kundërtën i ka trajtuar ato më tendence kundër tyre.

Më sa duket një qëndrim i tillë është i lidhur edhe më faktin që gjermano-lindoret janë të ndjeshëm ndaj problemeve nacionale dhe kanë frike evoluimin e tyre. Trajtimi i këtyre ngjarjeve dhe mbajtja e një pozicioni të caktuar dhe të qartë për to, do të shkaktonte fillimin e një “beteje” të re replikash më shtypin gjermano-perëndimor për nocionin “komb gjerman”. R. F. Gjermanë për çështjen nacionale, nisur dhe nga synimet e veta politike, ka theksuar vazhdimisht se ka vetëm një komb gjerman; qëndrim ky i drejtë, pavarësisht nga motivet politike nga të cilat Boni.

Gjermano-lindoret “argumentojnë” se ekzistojnë dy kombe gjermanë, të formuar historikisht nga ekzistenca e dy shteteve gjermanë më “sisteme të kundërta, më ideologji dhe botëkuptim të kundërt”. Këtë krijese artificiale gjermano-lindoret kanë vite që e trajtojnë teorikisht, por veçanërisht ky përcaktim mori fizionomi të plotë pas trajtimit që iu be atij pas vitit 1975, më daljen në qarkullim të librit të ideologut të partisë revizionistë gjermanë, Herman Aksen “për dy kombet gjermanë”.

Më shumë “peripeci” ka pasur shtypi çekosllovak në trajtimin e ngjarjeve në Kosovë, fillimisht një “pauzë heshtje”; më vonë, u dhanë dy-tri njoftime më referenca nga agjencitë perëndimore dhe agjencia jonë e lajmeve ATSH, më pas u kalua në një rruge të “ndërmjetme”- u dhanë njoftime më burim nga Tanjugu, por u be fjale edhe për artikullin tonë të “Zërit të Popullit” të datës 23 prill 1981. Në këto lëkundje pati dhe ndonjë kundërvënie të çekosllovakeve, veçanërisht ndaj kritikave që “Borba” e Beogradit i bënte qëndrimit sovjetik ndaj ngjarjeve në Kosovë. Për këtë reagim të gazetës “Pravda” të Moskës, u shkruajt në gazetën qendrore të partisë çekosllovake “Rude Pravo” komenti më titull “Kujt i shërben kjo?”.

Çekosllovaket kryesisht kanë dhënë njoftime për ngjarjet në Kosovë nëpërmjet buletinit të agjencisë ÇTK, por dhe në gazetën “Rude Pravo”, në të cilën, deri tani, janë shkrojtur 4 njoftime më titujt: “Në Shkup u dhanë dënime”, “Çfarë solli regjistrimi i popullsisë”, “Sulm më bomba kundër ambasadës se RSFJ” dhe shkrimin e korrespodentit të kësaj gazetë në Beograd “Lidhur më ngjarjet në Kosovë”. Në këtë periudhë, nga fillimi i ngjarjeve e deri tani, në buletinin e agjencisë çekosllovake të lajmeve, janë dhënë edhe 11 njoftime.

Në tërësinë e këtyre shkrimeve, të bie në sy njoftimi i dhënë nga agjencia e ÇTK më 2 prill 1981 më titull: “Në Kosovë shpërthyen pakënaqësi të tjera”, si dhe njoftimi i po kësaj agjencie më datën 8 prill më titull “Gazeta “Zëri i Popullit” mbi pakënaqësitë në Kosovë”. Në këto dy njoftime, veçanërisht në shkrimin e dytë nuk jepen fare referenca të organeve jugosllave por theksohen momentet kryesore të artikullit tonë të 7 prillit për ngjarjet në Kosovë. Duke iu referuar burimeve të agjencive perëndimore, në njoftimin çekosllovak të datës 8 prill, nënvizohet qysh në fillim fakti se Shqipëria nuk dëshiron dhe nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të Jugosllavisë, por se “ka të drejtë të ngrejë zërin kur bëhen padrejtësi ndaj vëllezërve të tyre, kur kundër tyre përdoret dhuna dhe represionet dhe kur akuzohen për shovinizëm shqiptar dhe veprimtari armiqësore, etj”.

Në këtë shkrim të agjencisë çekosllovake të lajmeve theksohen dy momentet kryesore të artikullit të “Zërit të Popullit” për shkakun e ngjarjeve në Kosovë-pakënaqësitë e krijuara nga vështirësitë e mëdha ekonomike në këtë krahinë dhe nga pozita e pabarabartë e shqiptarëve që jetojnë në Jugosllavi në raport më kombësitë e tjera. Pasi pasqyron, duke iu referuar gazetës sonë, aktet e dhunës që u përdoren më këtë rast kundër demonstruesve, shkrimi në fjale përfundon më atë çka thuhet në artikullin tonë të 7 prillit-“Dënojmë ashpër këtë dhunë në Kosovë, e cila është e pashembullt”.

Mirëpo ky qëndrim disi “realist” i çekosllovakeve gradualisht filloi të marre të njëjtën fizionomi si ajo e vendeve të tjera të Evropës Lindore. Shkrimet që vijojnë gjithnjë e më shumë i referohen organeve jugosllave të shtypit. Kjo duket veçanërisht në shkrimin e korrespodentit të ÇTK-se në Beograd më titull “NIN mbi marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave”, në të cilin, ndërmjet të tjerave, “hidhet dritë” mbi politiken e “vetizolimit të ndjekur nga udhëheqja shqiptarë” dhe të “qëllimit të parullës se gjendjes se rrethimit të Shqipërisë”, që sipas jugosllavëve përdoret “për të mbuluar vështirësitë e brendshme të vendit”. Megjithatë dhe në këto shkrime vihet re që nuk ka qëndrime zyrtare çekosllovake që t’i kundërvihen vendit tonë. Në to lihen mënjanë disa probleme të rëndësishme si kërkesa e demonstruesve për statusin e republikës, çështja në se ka ndërhyrje nga jashtë në ngjarjet tragjike të Kosovës, etj.

Për të pasur më të qartë këtë “konsekuencë” të çekosllovakeve për ngjarjet e mësipërme, është e nevojshme t’i kthehemi shkurt historikut të marrëdhënieve çekosllovako-jugosllave, të cilat flasin për baticat dhe zbaticat në zhvillimin e tyre. Janë të njohura replikat e organeve të shtypit të të dy vendeve për probleme të ndryshme ideologjike dhe politike. Çekosllovaket janë shquar për kritikat që i kanë bërë jugosllavëve për fenomenet “josocialiste të zhvillimit të Jugosllavisë”, ndërsa kjo e fundit i ka akuzuar ceket për përkrahje të forcave “informbyroistë” kundër udhëheqjes jugosllave.

  Më 26 dhjetor 1977 në gazetën e ushtrisë çekosllovake “Odbrana Lidu” u shkruajt artikulli i Mirosllav Zhakut më titull “Uniteti internacionalist-kërkesë e ligjshme”, në të cilin atakohen disa teza të jugosllavëve për “ndërtimin e socializmit” dhe marrëdhëniet më partitë “komunistë”. Ky vijoi më një kundërpërgjigje të “Borbes” jugosllave, gjë që i tensionoi më tej marrëdhëniet midis të dy vendeve. Jugosllavët vazhdimisht i kanë parë më dyshim marrëdhëniet më Çekosllovakie, pasi në këtë vend kanë pasur qëndrën grupet e ndryshme “informbyroistë” prosovjetike që vepronin brenda në Jugosllavi. Në vitin 1950 Qeveria çekosllovake i ka bërë një protestë qeverisë jugosllave për trajtimin diskriminues që i bënte ajo në atë kohe pakicës se kombësisë çekosllovake në Jugosllavi.

Kohet e fundit është venë re një fare përmirësimi të atmosferës se marrëdhënieve midis të dy vendeve, veçanërisht pas vizitës se Gjuranoviçit në Prage vitin që shkoi. Para pak ditësh, në kryeqytetin çekosllovak ishte Herleviçi, gje që i jep nënvizime më të mëdha kontureve të komplotit të madh ruso-serbomadh, në të cilin Çekosllovakia ka rolin dhe detyrat e saj. Një vizitë e tillë më siguri që do tu jap ngjyra më të forta dhe shkrimeve e programeve të Mjeteve të informacionit të Çekosllovakisë në përkrahje të qëndrimeve antishqiptarë të jugosllavëve.

Shtypi hungarez lidhur më ngjarjet në Kosovë ka aktivizuar pothuaj të gjitha organet kryesore të vendit si dhe disa gazeta lokale të qyteteve më të rëndësishme të Hungarisë. Lajme dhe komente janë dhënë edhe në televizionin hungarez, në të cilin i janë dhënë përgjigje pyetjeve të spektatoreve për ngjarjet në krahinën e Kosovës. Në përgjithësi njoftimet janë bërë nga këndi i shikimit jugosllav dhe në disa shkrime një gje e tillë është theksuar se tepërmi. Pese shkrime janë botuar nga gazeta kryesore hungarezë “Nepsabadshag”, një artikull nga gazeta e kryeqytetit “Magyar hirlap” dhe të tjerat nga gazetat lokale.

Sipas gazetës “Nepsabadshag” të datës 3 prill 1981, duke iu referuar shtypit jugosllav, thuhet se “pjesëtaret e aksionit kryesisht ishin nacionalistë shqiptarë dhe irredent të cilët, më parullat e tyre, ishin drejtuar për shkatërrimin e unitetit të kombit dhe të kombeve që jetojnë në këtë vend”. Në artikullin tjetër të po kësaj gazetë të datës 7 prill më titull “Dollanci për trazirat në Kosovë”, pasi jepen momentet kryesore të intervistës se udhëheqësit jugosllav para gazetareve të huaj në Beograd, nënvizohet thënia se “ndërmjet të arrestuarve ka persona që më këtë rast kanë ardhur në Kosovë nga shtetet e Perëndimit”, më sa duket më qëllim, që në këtë periudhë fillestare të ngjarjeve, t’a linin të hapur idenë që edhe në Kosovë, pra dhe në Jugosllavi, ashtu si në Poloni, në trazira ka gisht Perëndimi.

Një gjë e tillë do t’i leverdistë revizionistëve hungarezë dhe Moskës në sfondin e ngjarjeve në Poloni dhe do të kamuflonte hapat që mund të ndërmerrnin vendet anëtare të Traktatit të Varshavës për ti shfrytëzuar ngjarjet në Kosovë në dobi të rritjes se prezencës se tyre në Jugosllavi.

Pas precipitimit të ngjarjeve dhe daljes se artikullit tonë të 8 prillit, në të cilin bëheshin të qarta si shkaqet e ngjarjeve ashtu dhe qëndrimi i Shqipërisë ndaj tyre, vëmë re rritjen e tendenciozitetit të shtypit hungarez në trajtimin çështjes se Kosovës e të ngjarjeve tragjike të saj. Ndërsa nuk u dha asnjë njoftim për artikujt e “Zërit të Popullit”; hungarezët i dhanë vend të veçantë “përgjigjeve” jugosllave ndaj tyre.

I tillë ishte dhe shkrimi i gazetës “Magyar hirlap” i datës 10 prill më titull “Shtypi jugosllav nuk pranon shpifjet e “Zërit të Popullit” shqiptar”. Në artikullin në fjale, vetë titulli, që i cilëson problemet e ngritura nga gazeta jonë si shpifje ashtu dhe përmbajtja e tij, që nënvizon “ndërhyrjen brutale në çështjet e brendshme të Jugosllavisë” dhe që gjoja përpiqet “të disinformojë opinionin e përgjithshëm për demonstratat armiqësore dhe kundërrevolucionare”, etj., flasin qartë për qëndrimin e njëanshëm e tendencioz të shtypit hungarez dhe hedhin dritë dhe për një qëndrim të caktuar taktik të revizionistëve hungarezë ndaj Kosovës dhe Jugosllavisë në tërësi.

Megjithatë jugosllavët u treguan të “pakënaqur” nga shkrimet e fillimit të botuara nga hungarezët për ngjarjet në Kosovë. Gazeta jugosllave e Vojvodinës “Magyar aso” kritikoi më 27 prill gazetën hungarezë “Magyar Hirlap” që në trajtimin e shkaqeve të demonstratave nuk ka denoncuar që “Elementët stalinistë” ishin përfshirë në manifestimet e regjistruara rishtas në krahinën e Kosovës. Kritika shtrihej dhe në akuzën se njoftimet e gazetës hungarezë në disa raste ishin venë në thonjëza gjë që i vinte ato në dyshim.

Më sa duket shkaku i një replike të tillë është i lidhur më shumë jo më pakënaqësitë e jugosllavëve për pasqyrimin e ngjarjeve se sa për t’i dale para ndonjë të papriture në marrëdhëniet midis të dy vendeve për problemin e popullatës hungarezë në Vojvodinë.

Në fakt herë pas herë hungarezët kanë pasur probleme më jugosllavët për pakicat e tyre kombëtare në Vojvodinë, ndonëse ato janë përpjekur t’i zgjidhin më “kujdes” dhe “mirëkuptim”. Janë të njohura gjithashtu dhe detyrat që herë pas herë Moska i ka ngarkuar Kadarit në drejtim të Jugosllavisë, që, duke shfrytëzuar marrëdhëniet hungaro-jugosllave, ta orientoje më shumë këtë vend drejt bllokut sovjetik.

  Qëndrimet e mbajtura deri tani për ngjarjet në Kosovë janë një pjese e tëre kompleksit të marrëdhënieve e problemeve që kanë vendet revizionistë të Evropës Lindore më Jugosllavinë. Ato janë pjese e përpjekjeve që bëjnë socilaimperialistët sovjetike, të cilët, duke pasur edhe mbështetjen e klanit serbomadh që aktualisht bën ligjin në Jugosllavi, rrisin mundësinë për një prezence më të madhe politike në këtë vend. Nga ana tjetër, në tërësinë e këtyre taktikave dhe nuancave të këtyre vendeve ndaj çështjes se Kosovës, duhen llogaritur edhe synimet konkretë që kanë këto vende ndaj vendit tonë, për “rruge të reja” që mund të kërkojnë socialimperialistët sovjetike e pasuesit e tyre të zbatojnë në strategjinë e tyre armiqësore ndaj Shqipërisë Socialistë.

Nisur nga sa thamë më sipër, pavarësisht nga ndonjë nuance e vogël, vendet revizionistë të Evropës Lindore, tani për tani nuk do t’i kundërvihen qëndrimeve jugosllave për problemin e Kosovës, përkundrazi, në atmosferën e ngrohtë që krijuan veprimet e diplomacisë sovjetike dhe mbështetja e lojës se saj nga grupi prosovjetik serb në udhëheqjen jugosllave, ato do të vazhdojnë ta përkrahin atë akoma më shumë, por jo deri në atë shkalle (të paktën publikisht) sa të atakojnë drejtpërdrejtë dhe zyrtarisht Shqipërinë, për të mos dëmtuar edhe synimet e tyre ndaj vendit tonë.

Nga ana e këtyre vendeve do të vazhdojnë përpjekjet për të shprehur se “bashkësia socialistë” është për stabilitetin e zhvillimin e Jugosllavisë, se problemet e lindura janë çështje e brendshme e popujve jugosllavë, ndërsa nga ana tjetër do të vazhdojnë të punojnë për të depërtuar brenda “lëvizjeve nacionalistë” më anë të agjenturës, ekspansionit ekonomik, rritjes se gamës se marrëdhënieve në të gjitha fushat, etj.

Në të njëjtën kohe, socialimperialistët sovjetike dhe pasuesit e tyre do të përpiqen që të mos i kundërvihen qëndrimit shqiptar, ndërsa nëpërmjet diplomatëve të tyre do të mbajnë qëndrime si edhe tani.

Shpëtim Çaushi

Tiranë, më 20 qershor 1981

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një rrugëtim i gjatë nëpër shi (E premte 23 prill 1999)

Ahmet Qeriqi: Një rrugëtim i gjatë nëpër shi (E premte 23 prill 1999)

Gjatë tërë natës dhe paradite ka rënë shi pa ndërprerë. Binte sikur me rrëshek. Frushkujt …