Parlamenti Evropian me shumicë votash e miraton rezolutën për koronavirusin

Komiteti i PE-së përsërit thirrjen për të hapur arkivat e ish-RSFJ-së, veçmas dosjet e ish-Shërbimit të UDB-së

Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian miratoi  një raport për luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, ku thuhet se vendet e rajonit duhet të hapin dosjet e shërbimeve sekrete jugosllave sa më shpejt që të jetë e mundur për të çrrënjosur politikën dhe lidhjet administrative me krimin e organizuar. Komiteti vëren në një raport të lëshuar të martën se lidhjet midis krimit të organizuar, politikës dhe biznesit ekzistonin përpara shpërbërjes së Jugosllavisë dhe kanë vazhduar që nga vitet 1990. “Komitet përsërit thirrjen epër të hapur arkivat e ish-Jugosllavisë, dhe në veçanti për të siguruar qasje në dosjet e ish-Shërbimit Sekret Jugosllav UDBA dhe Shërbimit Sekret të Ushtrisë Popullore Jugosllave – KOS, dhe t’i kthejë dosjet në qeveritë përkatëse”, thuhet në dokument, të cilit i referohet Zëri i Amerikës. Komiteti thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të inteligjencës me partnerët ndërkombëtarë si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe organizatat ndërkombëtare.  Komiteti u bëri thirrje qeverive të Ballkanit Perëndimor që të punojnë kryesisht në shkatërrimin e organizatave kriminale në vend që të fokusohen në rastet individuale.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …