Moisiu

Ish kryetari i Shqipërisë, Alfred Mojsiu, ka deklaruar se Salih Berisha kishte minuar demokracinë, në Shqipëri

Ish- kryetari Shqipërisë, Alfred Moisiu zbuloi një situatë nga koha  kur  ishte kryetar shteti, me të cilën tregoi se si Salih Berisha i kishte bërë presion përmes drejtuesit të Aviacionit Civil, Gazmend Dibrës për shkarkimin e prokurorit. ‘Ndodhi që,  drejtori i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra u bënte presion nipave të mi që kishin kompani ajrore ‘thoni dajës të firmosë shkarkimin e prokurorit, edhe çdo gjë zgjidhet mirë.’ Ky ishte një lloj takimi i tipit mafioz. Si ka mundësi që kryeministri t’i bëjë kushtëzim kryetarit të shtetit. Këto gjëra, unë i kam goditur shumë. Çfarë janë këto? Këto janë minimi i demokracisë. Pra, një nga akuzat që i bëhet atij nga DASH është pikërisht kjo. Domethënë kjo nuk është e re,  por nuk është e padëgjuar”, tha Alfred  Moisiu. Ishte sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ai që bëri me dije vendimin, se Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës      për  aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Sali Berisha, të cilat  kanë minuar demokracinë, në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …