Albin kurti

Kryeministri Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Vjenë të ka komentuar Marrëveshjen e Uashingtonit mes Kosovës e Serbisë

Kryeministri, Albin Kurti, gjatë qëndrimit për një vizitë në Vjenë të Austrisë  ka komentuar Marrëveshjen e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kohën kur në Shtëpinë e Bardhë ishte administrata e kryetarit Donald Trump. Kurti gjatë diskutimit në Vjenë ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit më shumë ishte përpjekje për marrëveshje të shpejtë sesa ndihmë për ecjen përpara të Kosovës dhe Serbisë”. “Sa i përket marrëveshjes së shtatorit në Uashington, ka aq shumë elemente në atë marrëveshje, nuk po them se secili element në këtë marrëveshje nuk është i mirë, siç është njohja reciproke me Izraelin siç ishte pika e fundit dhe është implementuar dhe është pozitive. Por prapë më duhet të them se ky lloj zotimi unilateral në mes të Kosovës dhe Serbisë vitin e kaluar ishte shumë më shumë lëvizje taktike e administratës paraprake para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara dhe ka pasur synim që të ndërtojë diçka të qëndrueshme, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …