Nga 20 dhjetor 2021 deri me 14 janar 2021, u ndalohet drejtorëve dhe punonjëseve të administratës parkimin e veturave në oborrin e komunës, për shkak të fluksit të mërgimtarëve të cilët vijnë në komunë për ti marrë shërbimet e tyre

Në mbështetje të dispozitave të nenit 13 dhe nenit 58 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës Nr.03/L-040 (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr.28/2008), nenit 74 dhe 92 paragrafi 1 dhe 4 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005, i datës: 29.03.2017, Kryetari i Komunës, lëshon këtë:

                                                      U R DH Ë R E S Ë

Urdhërohen, drejtorët e drejtorive dhe të gjithë punonjësit e Administratës në komunën e Rahovecit, të cilët udhëtojnë me vetura personale, që nga data: 20 dhjetor 2021deri me datë 14 janar 2022, të mos i parkojnë veturat në oborrin e Komunës, për shkak të fluksit të mërgimtarëve të cilët vijnë në komunë për ti marrë shërbimet e tyre. Urdhërohet punonjësi i portës, që mërgimtarëve të cilët hyjnë në oborrin e komunës me tabela të huaja dhe atyre të cilët kanë vetura private ( me qira, të cilët identifikohen me ndonjë dokument përkatës që janë mërgimtarë), t’iu sigurohet parkingu falas në periudhën e cekur në pikën 1 të kësaj urdhërese. Punonjësve të Administratës dhe drejtorëve të drejtorive në komunën e Rahovecit u ndalohet hyrja me automjete private në oborrin e komunës gjatë kësaj periudhe të cekur në pikën 1 të këtij vendimi. Për zbatimin e kësaj urdhërese do të kujdesen Drejtoria për Administratë dhe punonjësi i portës. Mosrespektimi i kësaj urdhërese do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes dhe do të merren masa konform ligjeve si dhe akteve nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

Urdhëresa hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …