Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, priti në takim komandantin e kontingjentit turk, në Kosovë, kolonelin Fatih Xhansir

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, priti në takim komandantin e kontingjentit turk, në Kosovë, kolonelin Fatih Xhansir

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim komandantin e kontingjentit turk në Republikën e Kosovës, kolonel Fatih Xhansir. Me këtë rast, gjeneral Jashari e falënderoi kolonelin Xhansir për kontributin e kontingjentit turk në shërbim të sigurisë së vendit si dhe mbështetjen në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së. Koloneli Xhansir uroi gjeneral Jasharin për marrjen e detyrës së re, në krye të FSK-së, duke shprehur gatishmërinë e plotë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit.  Në fund, të dy u pajtuan që intensifikimi i bashkëpunimit në mes forcave të të dy vendeve partnere është interes i përbashkët, si dhe në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj: Vetëvendosje po e mban peng vendin për Albulena Haxhiun, rrezikohen 90 milionë nga Banka Botërore

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të …