Komuna e Ferizajt do të bashkëpunojë ngushtë me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës

Gjatë ditës së premte është zhvilluar një takim në mes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të komunës së Ferizajt dhe Odës së Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj, Balton Derguti, ka shpalosur programin e tij, në fushën e Turizmit dhe i njoftoj këta të fundit, lidhur me rëndësinë e kësaj fushe dhe mundësinë për zhvillimin e Turizmit gjatë mandatit katërvjeçar të Kryetarit Agim Aliu dhe rëndësinë që paraqet kjo fushë për Komunën e Ferizajt.

Sipas Dërgutit turistët ndikojnë drejtpërdrejt edhe në zhvillimin ekonomik të Ferizajt.

Në takim u bashkëbisedua lidhur me gjetjen e mundësive për krijimin e “Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit për periudhën kohore 2022-2026” për Komunën e Ferizajt.

Në takim mori pjesë edhe Kryetarja e Odës Hoteliere dhe të Turizmit Afërdita Hoxha si dhe profesorët universitar Hysen Sogojeva dhe Aziz Rexhepi si dhe zyrtar tjerë nga Komuna dhe nga Oda Hoteliere dhe e Turizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …