leoni

Në fshatin Dejn hapet pika e dytë e “Xoni Petrol”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka marrë pjesë në hapjen e pikës së dytë të “Xoni Petrol”-it në fshatin Dejn. “Xoni Petrol”, që merret me shitjen e derivateve, është një prej bizneseve stabile dhe të suksesshme në komunën e Rahovecit, duke i dhënë mundësi të reja punësimit dhe ekonomisë lokale, e cila po bëhet gjithnjë e më e gjallë.

Me këtë rast kryetari Latifi e ka uruar pronarin Ismet Hoti nga Ratkoci, për investimin e ri dhe i dëshiroi suksese të reja në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …