Kuvendi i Komunës në Deçan mbajti mbledhje e II-të të rregullt të kryesuar nga Hajdar Sutaj, ku në prezencën e kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, u debatua për këto pika të rendit të ditës:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
-
Themelimi i Komitetit të Komuniteteve,
-
Themelimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB),
-
Shqyrtimi dhe miratimi i listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2022,
-
Rishqyrtim i Vendimit 01.Nr.IX-3 për shpallje të pronës me interes publik (për realizimin e projektit “Rregullimi i shtratit të Lumit Lumbardh i Deçanit”pjesa nën Urë të Demës) me rekomandim të MAPL,
-
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së DKA, për ndërrimin e emërtimit të SHMT”Tafil Kasumaj” nga SHMT në IAAP,
-
Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar seanca ka vazhdua me pikat e rregullta të rendit të ditës.
Seanca ka vazhdua me pikat e rendit të ditës ku në këtë takim pas dhënies së arsyeshmërisë nga Zyrtari i Zyrës për Komunitet në Komunën e Deçanit Shaban Pejqinoviq, për propozimet e sjella për anëtarët e këtij komiteti u votuan me shumicë votash.
Komiteti ka këtë përbërje :
-
Shkelzen Berisha –Përfaqësues i komunitetit Egjiptian
-
Jetmir Belaj –Përfaqësues i komunitetit Rom
-
Milanka Popoviç-Përfaqësues i komunitetit Malazez
-
Hako Sharohoviç- Përfaqësues i komunitetit Boshnjak
-
Isuf Rukaj –Përfaqësues i Komunitetit Ashkali
-
Elmedina Sadaika –AAK
-
Albesa Cacaj-LDK
Ky komitet ka mandat katër vjeçar.
Seanca ka vazhdua me piken e tretë të rendit të ditës lidhur më themelimin e këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB,) pas dhënies së arsyeshmerisë dhe rëndësisë së këtij këshilli të cilinë e dha i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj edhe kjo pikë e rendit të ditës me shumicë votash ka marrë miratimin e asamblistëve. Edhe pika e 4-të dhe pika e 5-të e rendit të ditës me shumicë votash kanë kaluar pas dhënies së arsyeshmërisë nga i pari i komunës Bashkim Ramosaj. Në pikën e 6-të të rendit të ditës lidhur me Shqyrtimin dhe miratimi i kërkesës së DKA, për ndërrimin e emërtimit të SHMT ”Tafil Kasumaj” nga SHMT në IAAP. Lidhur më këtë pikë arsyeshmërinë e dha Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, i cili tha se nuk jemi komuna e parë që marrim këtë vendim po ashtu është edhe rekomandim i Ministrisë së Arsimit Pas dhënies së kësaj arsyeshmërie dhe diskutimeve te të gjitha grupeve parlamentare, kjo pikë e rendit të ditës me shumicë votash është aprovuar. Në të ndryshme janë diskutuar një sërë temash me rendësi sa i përket punës së kuvendit si: Transmetimi drejt për drejt i seancave të rregullta, njoftimet me kohë për seancat e asamblesë dhe të KPF-së, po ashtu është formuar një komision për hartimin e rregullores së punës së Kuvendit në përbërje te të gjitha subjekteve politike.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
