Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Nëse do të ketë ndonjë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti, AAK do t’i bashkohet

Nëse do të ketë ndonjë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti, AAK do t’i bashkohet ka thënë Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. “Qeverinë e parë Kurti nuk e kemi rrëzuar ne, ne ju kemi bashkuar një vote kundër se jemi opozitë, nesër nëse ka një mocion për rrëzimin e kësaj Qeverie ne i bashkohemi. Nuk e kemi fuqinë ne me i shpallë zgjedhjet. Haradinaj tutje ka thënë se ka një listë të veprimeve të gabuara të ‘Qeverisë Kurti 2’, që sipas tij është mirë të ndërhyhet në këtë qeverisje. Nesër nëse ka një mocion për rrëzimin e kësaj qeverie, ne i bashkohemi”, ka thënë mes tjerash, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …